back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDetaje për incidentin ku u përfshi nipi i Jakup Krasniqit

Detaje për incidentin ku u përfshi nipi i Jakup Krasniqit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin ku u përfshi edhe nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi. Krasniqi, këshilltar politik në MTI, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rreci.

Autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe se me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, sot Krasniqi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet në zyrën e tij. Nuk munguan as komentet përshëndetëse ndaj tij.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz