back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDështon seanca kundër Azem Sylës në rastin Toka në mungesë të avokatëve

Dështon seanca kundër Azem Sylës në rastin Toka në mungesë të avokatëve

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Ka dështuar sërish të mbahet seanca kundër Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Toka”. Arsye për dështimin e kësaj seanca, ku pritej që palët ta japin fjalën hyrëse, ka qenë mungesa e tre avokatëve të të akuzuarve të tjerë. Ndërkohq, që seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 mars të këtij viti, raporton Express.

Mungesën e avokatëve në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra e ka konsideruar papërgjegjësi totale ndaj sistemit gjyqësor, derisa ka paralajmëruar se kjo është hera e fundit që seanca shtyhet për shkak të mungesës së avokatëve.

- Advertisement -

“Kjo është papërgjegjesi totale ndaj sistemit gjyqësor dhe po ju vëj në dijeni që kjo është hera e fundit qe shtyhet seanca për shkak të munesës së avokatëve”, ka thënë Kalludra.

Derisa ka bërë të ditur se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 mars të këtij viti.

Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Rasti është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Beqir Kalludra, Shashivar Hoti, e Violeta Namani ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurori special Naim Abazi.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz