BallinaLajmeDëshpëron NATO: Kjo është arsyeja pse Kosova nuk mund të pranohet aktualisht...

Dëshpëron NATO: Kjo është arsyeja pse Kosova nuk mund të pranohet aktualisht në Aleancë

Të ngjajshme

Kosova aktualisht nuk mund të pranohet në NATO, për shkak se katër shtete anëtare të Aleancës nuk e njohin ende pavarësinë e shtetit kosovar.

Agjencia e lajmeve “Beta”, raporton se një zyrtar i NATO-s ka thënë se kjo është e pamundur në rrethanat aktuale, përcjell Demokracia.com.

“Nëse një prej shteteve anëtare të NATO-s e propozon Kosovën si shtet të ri anëtar, kjo është e pamundur të bëhet nën rregullat aktuale të kësaj organizate, pasi që katër shtete nuk e njohin ende Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ai.

Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania, janë katër shtetet e kësaj aleance që ende s’e njohin Kosovën.

Zyrtari tha se kriteret për anëtarësim në NATO janë përcaktuar me nenin 10 të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe vendimi për pranimin e një anëtari të ri duhet të jetë unanim.

Në fillim të kësaj jave, Turqia tha se do të mbështeste anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe do të punonte me këto vende për të njohur pavarësinë e Prishtinës të shpallur në 2008./Demokracia.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz