BallinaLajmeDëshmitari tregon se çka ka parë nga gjuajtja me armë e bandave...

Dëshmitari tregon se çka ka parë nga gjuajtja me armë e bandave në rrugën e Gërmisë

Të ngjajshme

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Në rrugën për në Gërmi, në mes të ditës dy grupe u gjuajtën me armë. Një nga dëshmitarët tregon se ka parë një person me armë që po ikte pak pasi u dëgjuan të shtënat.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes në rrugën “Nazim Gafurri”, kanë folur për Televizionin 7 rreth gjithçkaje që kanë parë.

Ismail Gjigolli, mekanik i cili po punonte afër lokalit ku ndodhi ngjarja thotë se e ka parë dikë duke hyrë në dyqanin për prerjen e flokëve, e më pas nga aty ka dëgjuar të shtëna armësh.

Tutje ai thotë se e ka parë një person me armë në dorë duke ikur nga lokali.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti” bën të ditur policia.

Tutje, bëhet e ditur se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, shkruhet në njoftim.

Storjen e plotë mund ta ndiqni në Frontal të T7 prej orës 17:10. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz