BallinaInstantDerisa VV e LDK në nivel qendror assesi të merren vesh, Quni...

Derisa VV e LDK në nivel qendror assesi të merren vesh, Quni e Haskuka vijnë me një “mesazh”

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

Edhe pse drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po merren vesh për bashkëqeverisje, dy drejtuesit e këtyre partive në Prizren kanë publikuar së bashku një fotografi.Ndonëse në mbishkrimin e fotografisë nuk është përmendur fare koalicioni në nivel qendror, Quni e Haskuka kanë thënë se po punojnë për jetë më të mirë për qytetarët e Prizrenit.

Shënimi i plotë:

Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë.Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje ndërmjet nënkryetareve të LDK-së, Agim Veliut e Vjosa Osmanit për koalicionin me Vetëvendosjen.

Agim Veliu e kishte cilësuar se joserioze ofertën e VV-së karshi LDK-së.“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka shkruar ai.

Madje, sipas tij, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.“Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi. Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, tha ai.
Menjëherë pas kësaj deklarte ka reaguar Vjosa Osmani, duke mbështetur koalicionin me Vetëvendosjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz