back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeDerisa qytetarët vuajnë në spitale publike, ministri i Qeverisë Kurti, Blerim Sallahu,...

Derisa qytetarët vuajnë në spitale publike, ministri i Qeverisë Kurti, Blerim Sallahu, bën marketing për klinika private

Të ngjajshme

6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të 2025-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në...

Edin Dzeko në histori të UEFA Conference League

39-vjeçar, por vazhdon duke shënuar gola në garat europiane. Edin...

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka zgjedhur të vizitojë një spital privat të oftalmologjisë në Prishtinë, në një kohë kur sistemi publik shëndetësor po përballet me mungesë mjekësh, pajisjesh dhe besimi nga qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Sallahu ka treguar se ka vizituar Spitalin Special për Oftalmologji “Kubati” në lagjen e Vreshtave, ku është takuar me pronarin e spitalit, Arton Kubati. Ai ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për “cilësinë dhe punën e spitalit”, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për të “eliminuar disa probleme infrastrukturore që na përbashkojnë”, transmeton lajmi.net.

“Aty u pajtuam që përkushtimi dhe angazhimi për ndryshim janë domosdoshmëri,” ka shkruar ministri.

Por ndërsa Sallahu flet për “cilësi” në klinika private, pacientët në spitalet publike vazhdojnë të përballen me pritje të gjata, mungesë barnash dhe kushte bazike që shpesh detyrojnë qytetarët të kërkojnë shërim në sektorin privat — shpesh me kosto të papërballueshme.

Ky gjest i ministrit, që është ende në detyrë publike, ngre pikëpyetje për etikën dhe prioritetet e qeverisjes, sidomos në një kohë kur sektori publik ka nevojë për mbështetje, reforma dhe përkushtim institucional — jo për promovime private.

Ndërkohë që Sallahu bën vizita “miqësore” në klinika private, spitalet shtetërore po përballen me kushte të mjerueshme, ndërsa pacientët presin që dikush në qeveri të kujtohet se shëndetësia publike nuk duhet të trajtohet si opsion i dytë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz