Derisa Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn nga Samiti i sotëm i BE-së në Sofje kërkoi normalizim gjithëpërfshirës dhe obligativ për Serbinë e Kosovën, duket se është Presidenti serb ai i cili po merr rrugë tjetër, njofton Klan Kosova. Momentin kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po nënshkruante marrëveshjet në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje, krah udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai u pa sikur nuk e mirëpriti atë. Kështu la të nënkuptojë reagimi i tij kur të gjithë e përshëndetën firmosjen e dhënë nga Presidenti Thaçi, vetëm Vuçiq nuk u pa të duartrokiste, njofton Klan Kosova. …
BILLI

Lexo edheAutobusi i nxënësve përfshihet në aksident, disa të plagosur /Video-Foto














