BallinaLajmeDërgohen në burg të Mitrovicës së Veriut personat që sulmuan policët në...

Dërgohen në burg të Mitrovicës së Veriut personat që sulmuan policët në Ferizaj

Të ngjajshme

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Të premten në qytetin e Ferizajt ndodhi një rrahje e rëndë mes policëve dhe qytetarëve. Këta të fundit kishin refuzuar të vënin maskën dhe ishin kapur me policët fizikisht.

Dy qytetarët që sulmuan policët menjëherë u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim.

Burime të Indeksonline bëjnë tregojnë se dy qytetarët e arrestuar janë dërguar në Burgun e Mitrovicës së Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm këtë vendim duke mos dhënë ndonjë sqarim apo arsye se pse e ka marrë këtë vendim.

Policia në raportin e saj për sulmin kanë treguar që qytetarët kanë refuzuar ta japin letërnjoftimin.

“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore”.

“Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, kishte thënë për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz