BallinaLajmeDërgimi i Ligjit për Pagat në Kushtetuese, Policia e Kosovës paralajmëron greva

Dërgimi i Ligjit për Pagat në Kushtetuese, Policia e Kosovës paralajmëron greva

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Dërgimi i Ligjit për Pagat në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, po përcillet me kundërshtime edhe nga Policia e Kosovës, raporton portali “Front Online”.

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë për “Front Online” se pas dërgimit të këtij Ligji në Kushtetuese, nesër do të koordinohen edhe me sindikalistët e arsimit dhe shëndetësisë, të cilët poashtu kanë pakënaqësi me veprimin e Avokatit Jashari, për t’i diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

“Për nesër e kemi lënë një takim me Sindikatën e Arsimit dhe të Shëndetësisë për t’i koordinuar veprimet e mëtutjeshme. Paraprakisht ne u kemi treguar Avokatit të Popullit se jemi të pakënaqur me propozimin e tij që Ligji të dërgohet në Kushtetuese. Ne do t’i parashohim të gjitha veprimet si masë kundërshtuese, përfshirë edhe greva”, ka thënë Tasholli për “Front Online”, duke shtuar se Avokati i Popullit nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tri sindikatave, të cilat përfaqësojnë 60 mijë punëtorë të sektorit publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz