BallinaSportDerbi madrilen në finale

Derbi madrilen në finale

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Manchester Cityn nga gara më e madhe për klube.

Në përballjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Etihad Stadium ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në Santiago Bernabeu, Los Blancos fituan me rezultat 1-0.

Skuadra mysafire nuk arriti që ta impononte lojën e vet në këtë sfidë, madje e humbi Vincent Kompanyn që në fillim të ndeshjes, i cili u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Nikoqirët u treguan skuadër më i mirë në kontrollin e lojës dhe brenda 45 minutave të para ia dolën ta zhbllokonin rezultatin.

ba;le12

Protagonist i goli të epërsisë ishte uellsiani Gareth Bale, i cili realizoi në minutën e 20-të. Anësori i Los Blancos pranoi një top nga Carvajal dhe goditi nga një pozitë e vështirë dhe me devijimin e Fernandos topi përfundoi në rrjet, dhe madje u regjistrua si autogol.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit vazhduan të krijonin raste, mirëpo nuk u treguan efektivë, ashtu që rrezikuan kualifikimin në minutat e fundit.

cris

Lojtarët e Cityt rrezikuan në përpjekje për ta shënuar golin që i dërgonte në finale, megjithatë skuadra spanjolle ia doli që ta mbronte epërsinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Në finalen e Milanos, Real Madridi do të luajë kundër rivalit lokal, Atletico Madrid, që në gjysmëfinale e eliminoi Bayern Munichun. Do të jetë një përsëritje e finales nga viti 2014. Asokohe fituan Mbretërit, të shohim se kush do të jetë fituesi kësaj radhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz