Deputetja Musliu shtron iftar në fshatin e saj të lindjes (FOTO)
BILLI
Lexo edhe1 mijë 900 familjeve do t’iu sigurohej kulmi mbi kokë me 53 milionë eurot që ministri i Haradinajt ia dha Bechtelit
Është bërë traditë që figura të shumta publike, për muajin e shenjtë të Ramazanit të shtrojnë iftare.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka zgjedhur bashkëfashtarët e saj që t’i gostis me një iftar! shkruan Drenicapress.
Ajo në fshatin Baks të Skenderajt, ka ngrënë iftar me bashkëfshatarët e saj! Në profilin e saj në Facebook, deputetja Musliu ka ndarë edhe disa fotografi.
“Sonte shtrova iftar në vendlindjen time. Respekti, përkrahja dhe dashuria për njëri tjetrin janë vyrtyte që barten brez pas brezi në këtë vend. Sa krenare që jam për këtë vend e për këta njerëz! I madhi Zot i begatoft me mirësi e dashuri dhe ua shtoft mirëkuptimin e respektin për njëri tjetrin”, ka shkruar deputetja Musliu në profilin e saj në Facebook./Drenicapress.info





Lexo edhe1 mijë 900 familjeve do t’iu sigurohej kulmi mbi kokë me 53 milionë eurot që ministri i Haradinajt ia dha Bechtelit




