Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata e Apelit duhet ti jap fund sot padrejtësisë ndaj aktivistëve të VV-së të cilët janë dënuar me 21 vjet burgim për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu në reagimin e saj ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi që pritet të votohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje përmes të cilës i falen mbi 8000 hektarë tokë Malit të Zi duhet të kundërshtohet.
Reagimi i plotë:
Sot mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme.
Në të parën pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi!