BallinaLajmeDeputetja e PDK’së: Sulmi ndaj gruas rome veprim racist

Deputetja e PDK’së: Sulmi ndaj gruas rome veprim racist

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Gruaja e komunitetit rom është sulmuar sërish në mënyrë brutale. Ajo sot ishte cak i sulmit nga disa të rinj në Ferizaj derisa të mërkurën ishte sulmuar në Lipjan.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky rast është veprim racist që e sfidon shoqërinë dhe institucionet.

“Ne jemi shokuar qysh ditën e parë kur ka ndodhur. Kemi pasë menjëherë reagime  institucionale, por kjo që ka ndodhur sot e shumëfishon aktin e dhunës sepse është sulm i përsëritur dhe për shkak se edhe ata të cilët po e përcjellin këtë sulm janë promovues të këtyre akteve të dhunës”.

“Është akt vandal dhe veprim racist që e sfidon shoqërinë dhe institucionet e vendit, prandaj duhet të merret dhe trajtohet me shumë seriozitet”.

“Jo për faktin se ajo grua është e komunitetit rom, por se në radhë të parë është një qytetare e Republikës së Kosovës dhe si e tillë duhet të trajtohet dinjitetshëm. Fakti që ajo është përfaqësuese e komunitetit rom e vështirëson edhe më shumë këtë proces sepse institucionet janë munduar vazhdimisht që të dëshmojnë që Kosova është shtet që respekton komunitetet”.

Deliu-Kodra në Info Magazine të Klan Kosovës ka kërkuar që për këtë rast të merren masat e duhura derisa ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj gruas rome është nxitur nga linçimi i saj publik në rrjete sociale.

“Ky veprim është i paprecedentë dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët. Unë nuk mendoj dhe nuk do të duhej që ky rast të ndalej në nivelin e deklaratave, deklarimeve dhe të reagimeve”.

“Mendoj që institucionet duhet sa më parë të marrin masa sepse po ndodh për herë të dytrë dhe po duket që është sulm i organizuar, prandaj duhet të dihet në radhe të parë se ku është gjeneza e këtij veprimi të pafalshëm”.

“Mendoj që duhet të kthehemi në retrospektivë. Mëngjesin e të mërkurës kam parë në rrjete sociale si është linçuar ajo grua në media ku thuhet se po kidnapon fëmijë dhe si e tillë kërkohet nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në rast se e takojnë. Këtu fillon linçimi i saj publik që nxit dhunën dhe detyron këta të rinj që të sillen ashtu si u sollën pardje në Lipjan dhe sot në Ferizaj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz