Ende nuk janë siguruar dy votat për të arritur numrin e mjaftueshëm për kalimin e Marrëveshjes së shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës me Malin e Zi.
Deputetja nga PDK-ja, Blerta Deliu – Kodra për RTV21 tha se ende nuk i kanë dy votat, mirëpo, sipas saj, pritet të sigurohen nga diskutimet që do të bëhen në seancën e sotme.
Deri më tani janë siguruar 78 vota, mirëpo iu nevojiten edhe 2 të tjera për miratimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit Kosovë – Mal i Zi.
Kjo është hera e tretë që Kuvendi i Kosovës po tenton ta votojë Demarkacionin. /rtv21/.



