Deputeti ukrainas: Nuk kemi pritshmëri të larta për bisedimet Trump-Putin
dp

Lexo edheTrump para se të nisej për në Alaska: Rreziqet janë të larta

Oleksandr Merezhko, deputet ukrainas dhe kryetar i komitetit parlamentar për punët e jashtme, thotë se nuk ka “pritshmëri të mëdha” para takimit të sotëm mes Trumpit dhe Putinit.
Merezhko thotë se samiti në Alaskë është “më parë një fitore diplomatike” për presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, Trump e ka nxjerrë Putin “në qendër të vëmendjes”.

Lexo edheTrump para se të nisej për në Alaska: Rreziqet janë të larta
“Nuk pres rezultate konkrete për arsye të thjeshtë që Putini nuk dëshiron të ndalojë luftën. Qëllimi i tij është të shkatërrojë Ukrainën, dhe Trump nuk duket i prirur të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe atyre që e mbështesin atë,” deklaroi deputeti ukrainas.