Deputeti shqiptar tregon a i dha 60 mijë euro për mbjelljen e flokëve
BILLI

Lexo edhePër Bajram me sofër zbrazur: Nëna që s’pati para për t’i blerë një ëmbëlsirë djalit

Eduart Shalsi, deputeti i PS, kohë më parë është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte 60 mijë euro.
Mirëpo, çështje u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” moderatorja e këtij emisioni, Fjoralba Ponari e vuri Shalsin përballë një pyetësori të sikletshëm, ndërsa e pyeti edhe nëse ishin të vërteta thashethemet se ai i kishte mbjellë flokët.
Shalsi e sfidoi moderatoren, teksa i tha se ajo mund të provonte t’i tërhiqte dhe se nuk do ta kishte problem po ta bënte këtë ndërhyrje. Madje, ai u shpreh se ndryshonte herë pas here “look”, por jo se i kishte mbjellë flokët.

Lexo edhePër Bajram me sofër zbrazur: Nëna që s’pati para për t’i blerë një ëmbëlsirë djalit
Mirëpo, në fund ai dha një përgjigje që na futi sërish dyshime. “Njeriu duhet ta ndryshojë herë pas here pamjen”. Mos vallë Shalsi e konfirmoi në mënyrë indirekte ndryshimin?