back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDeputeti serb: Shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup

Deputeti serb: Shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Presidenti i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se ‘shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup”, duke akuzuar kështu Zoran Zaevin si njeriun që po qëndron prapa organizimit të protestave kundër Vucicit.

Sipas tij, Zaev është një politikan i rrezikshëm, që është i gatshëm të bëj gjithçka, qoftë edhe dhunën, për të fituar pushtet, shkruan novosti, transmeton Gazeta Express.

“A e shihni se sa shumë i korruptuar është Zaevi, ai është cinik, i gatshëm të provokojë dhunë për të fituar pushtet, dhe politikan i rrezikshëm është. E kam përsëritur këtë që nga momenti kur ai ka ardhur në pushtet, që në Shkup është shtabi për destabilizimin e Serbisë, për një ndryshim të dhunshëm të qeverisë”, ka thënë Drecun, transmeton Gazeta Express.

Drecun ndër të tjera ka thënë se Zaev përmes kanaleve jozyrtare ka kërkuar ndihmë nga Serbia, për të rrëzuar nga pushteti, Nikolla Gruevskin.

“Këtu po iu them hapur. Ai ka bërë çdo përpjekje për t’u takuar me Vuçiqin,, që t’i kërkojë ndihmë për ta rrëzuar Gruevskin. Serbia nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë, sepse ne dëshirojmë të kemi fqinjësi të mirë me Maqedoninë, kështu që kemi refuzuar”, ka thënë Drecun./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz