BallinaLajmeDeputeti i VV-së propozon Ukshin Hotin si drejtues të negociatave me Serbinë

Deputeti i VV-së propozon Ukshin Hotin si drejtues të negociatave me Serbinë

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka kërkuar që Serbia të bëjë zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kurse në mënyrë të veçantë ka kërkuar të zbardhet fati i politikanit Ukshin Hoti.

“Kam qenë me Ukshin Hotin deri në ditën kur është liruar”, ka thënë Aliu, duke shtuar se Hoti ka qenë gjallë deri në momentin kur është liruar nga burgu.

“Më kujtohet se sa ka qenë në burg ka pasur kërkesa që Ukshin Hoti të jetë pjesë e ekipit negociator në Rambuje. Ajo nuk ndodhi. Pas luftës kemi pasur negociata në Vjenë dhe në Bruksel. Është dashur që në këto negociata të shtrohet çështja e të pagjeturve dhe ato të udhëhiqen nga Ukshin Hoti, sepse ne duam që Serbia ta kthejë Hotin të gjallë”, ka thënë Aliu.

Hoti ka propozuar që Ukshin Hoti,  të emërohet në krye të ekipit negociator.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz