BallinaLajmeDeputeti i Nismës: E ardhmja e Kosovës në rrezik, Thaçi e pranoi...

Deputeti i Nismës: E ardhmja e Kosovës në rrezik, Thaçi e pranoi se po bën marrëveshje në dëm të vendit

Të ngjajshme

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

Ish-zyrtari amerikan: Lufta në Iran do t’i riformësojë dinamikat para samitit Trump-Xi

Një takim i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump,...

Washington Post: SHBA-të përgatiten për sulme disa-javore tokësore në Iran

Departamenti Amerikan i Luftës raportohet se po harton plane...

E dhimbshme, shuhet ikona e rock-ut

Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the...

“Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”.

Kjo deklaratë e Hashim Thaçit për deputetin e Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi është pranim i tij publik se po bën marrëveshje të dëmshme për vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sherifi ka deklaruar se ai ndjen rrezik të madh për të ardhmen e Kosovës, përderisa siç tha ai presidenti bën këso deklarimesh, transmeton Gazeta Blic

“Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbise sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës. Përveç deklaratës për vendime të “vështira për Kosovën”, Hashim Thaçi deklaroi se “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”!”, ka shkruar Sherfi.

Ai ka shtuar se edhe po mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë do të mjaftonte që Hashim Thaçit të mos i jepej e drejta për t’i udhëhequr bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë e tij do të mjaftonte të mos i jepet besimi për të udhëhequr më procese të tilla të rëndësishme për vendin, pa marrë parasysh funksionin që ka aktualisht në kuadër të institucioneve të Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë që të parandalohet nënshkrimi i vendimeve të “vështira për Kosovën”!”

Postimi i tij i plotë:

KONCESIONE TË REJA NDAJ SERBISË RREZIK I RI PËR KOSOVËN!
Sot, mediet e ndryshme të Kosovës informuan se presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”!!!
Pohimi në një forum të tillë se “Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbise sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për
Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës. Përveç deklaratës për vendime të “vështira për Kosovën”, Hashim Thaçi deklaroi se “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”!
Secili qytetar i Kosovës e shtron pyetjen ndaj një deklarate aq të papërgjegjshme se çka “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”, që:
-Të pranojë krimin e gjenocidit që ky shtet kreu në Kosovë?
-Të pranojë riparimin e dëmeve të luftës?
-Të pranojë kthimin e mjeteve dhe fondeve të plaçkitura nga Kosova?
-Të pranojë dënimin e të gjithë atyre që vranë, dhunuan, plaçkitën dhe rrëmbyen edhe kufomat e shqiptarëve për të fshehur gjurmët e gjenocidit?
-Apo çka tjetër nga ajo që është tepër e rëndë për shqiptarët “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”?
Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë e tij do të mjaftonte të mos i jepet besimi për të udhëhequr më procese të tilla të rëndësishme për vendin, pa marrë parasysh funksionin që ka aktualisht në kuadër të institucioneve të Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë që të parandalohet nënshkrimi i vendimeve të “vështira për Kosovën”!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz