back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: LVV-ja me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i LDK-së: LVV-ja me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Dhunë në Graçanicë: Djali i dehur e rrah babain

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në...

Kolona të gjata në Merdarë, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë nga 120...

Gramsh, oficeri futet në mes të flakëve pët të shpëtuar moshuarën

Në përballjen me zjarret që po shkatërrojnë Gramshin, oficeri...

Mërgimtarit ia vjedhin veturën në Ferizaj

Një mërgimtar ka raportuar në polici se persona të...

LDK-ja ka kritikuar LVV-në se po sillet me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të procedohet me votim të hapur.

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e bllokadës për krijimin e institucioneve duke sulmuar gjyqtarët e Kushtetueses.

‘’Kur i  pëlqen vendimi nuk ka sulma dhe linqime ndaj gjyqtarëve. Kemi dhjetra raste kur këta gjyqtar kanë marrë vendime në favor të LVV-së por atëhere nuk kemi pas sulme të tilla, njëra ndër ato vendime ka qenë edhe rrëzimi i Qeverisë Hoti. Ndërsa, tani kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe një kandidat jo më shumë se tre her të votohet  në Kuvend. Kjo i ndihmon që të kemi konstituim të Kuvendit sepse normalisht që nëse një kandidat nuk ka vota  atëherë mund të fitoj kandidati tjetër. Ka pasur vullnet nga partitë politike që të tejkalohet ngërçi politik. Tani jemi në një situatë politike ku LVV-ja, zoti Dehari duhet të ftoj seancën konstituive dhe të tejkalohet bllokada politike. Duhet të fillohet votimi i hapur dhe të krijohen institucionet e Kosovës. Çdo vonesë e mos krijimit të institucioneve është dëmë për Kosovën. Dëm i madh për ekonomi. LDK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në seancën konstituive”., tha Xhaferi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz