Pritet që kryetari i Kuvendit të kaluar të Maqedonisë Trajko Velanoski seancën konstituive të Parlamentit të ri ta thirrë për të premten. Me të, sipas ligjit, duhet të udhëheqë deputeti më i moshuar në këtë përbërje në Parlament, e ai është Branko Manajlovski nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në listën e kandidatëve për deputetë të BDI-së, Manajlovski ishte përfaqësues i shqiptarëve ortodoksë.
Kryetari i ri i Parlamentit për dallim prej cikleve tjera nuk do të zgjidhet në këtë seancë, pasi që partitë janë larg marrëveshjes për koalicionim për qeveri./TetovaSot/
