BallinaLajmeDeputeti i AAK-së: Kjo është e vërteta e refuzimit të vizës amerikane...

Deputeti i AAK-së: Kjo është e vërteta e refuzimit të vizës amerikane për Ramush Haradinajn

Të ngjajshme

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur rreth raportimeve në media se kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane.

Haradinaj ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje, në muajin shkurt, dhe atij i duhet vizë për të shkuar në Amerikë.

Raportohet se viza i është refuzuar shefit të ekzekutivit, ndërsa kabineti i tij thotë se deri më tani s’ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Vitin e kaluar, Haradinajt i ishte vonuar përgjigja nga Amerika rreth aplikimit të tij për vizë.

E, Kuçi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “nuk e di të vërtetën lidhur me vizën”.

“Konfirmimin e ka dhënë z. Arifaj, është prononcuar këtë çështje”, është shprehur Kuçi, duke iu referuar deklaratës së shefit të kabinetit të Haradinajt.

“Mua më është dukur e çuditshme, nëse është e vërtetë”, ka thënë Kuçi rreth raportimeve se Haradinajt i është refuzuar viza.

“Me kryeministrin jam takuar sot, por nuk e kemi pasur këtë temë”, ka treguar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz