back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaDeputeti gjerman viziton Mitrovicën

Deputeti gjerman viziton Mitrovicën

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

 

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka pritur në një takim anëtarin e parlamentit të Branderburgut të Gjermanisë, Peter Vida, që po qëndron në Kosovë në një vizitë hulumtuese rreth opinioneve që kanë banorët e vendeve të ndryshme të Evropës Juglindore, marrëdhëniet ndërnjerzore, si dhe çështje të tjera të rëndësishme.
Fillimisht nënkryetari Kamberi, foli për gjendjen aktuale që mbretëron në Mitrovicë, problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët, lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si  dhe pengesat që vazhdojnë të bëhen në këtë drejtim dhe në ndërtimin e shtëpive shqiptare në veri, nga përfaqësuesit serbë, që janë të ndikuar nga Beogradi.
“Komuna dhe institucionet qendrore janë duke punuar fuqishëm në bashkëpunimin me komunat veriore dhe integrimin e plotë të tyre në Republikën e Kosovës. Pas zgjedhjeve lokale, gjendja hap pas hapi po normalizohet, qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve dhe mallrave është më e lirë, ndonëse nuk është e mjaftueshme dhe ashtu siç ne dëshirojmë dhe presim. Kjo ndodhë para së gjithash  për shkak të ndikimit të madh të Beogradit në përfaqësuesit e komunitetit serb, të cilët pengojnë secilin hap dhe formë të integrimit të tyre në jetën institucionale” tha nënkryetari Kamberi.
Nënkryetari  Kamberi në vazhdim tha se synimi i Komunës është ngritja e kapaciteteve institucionale dhe përmbushja e standardeve për integrim në BE dhe se në këtë drejtim ekziston mbështetja e pakursyer e shtetit gjerman, i cili Mitrovicën dhe Kosovën i ka ndihmuar fuqishëm para, gjatë luftës dhe vazhdon të mbështes edhe tani.
Në anën tjetër, Peter Vida, ka theksuar se ka vizituar disa vende të Evropës Juglindore, Ukrainën, Rusinë, duke përfshi Maqedoninë dhe Shqipërinë, mirëpo askund si në Kosovë nuk ka has në njerëz të hapur, mikpritës dhe të gatshëm të ndajnë opinion e të ndihmojnë ata që kanë nevojë. Ai shpreson se Kosova,  e cila ka perspektivë evropiane, shpejt të përmbush kriteret e standardet dhe të bëhet kandidat dhe pjesë e BE-së.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz