back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeDeputeti Egjiptjan kundër ngritjes së pagave dhe mëditjeve të deputetëve

Deputeti Egjiptjan kundër ngritjes së pagave dhe mëditjeve të deputetëve

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti Egjiptjan, Veton Berisha, është deklaruar kundër çfarëdo rritje të pagës dhe mëditjeve deputetëve. Berisha përmes një njoftimi ka deklaruar se jam publikisht kundër një vendimi të tillë dhe do të votoj kundër  çfarëdo lloji të rritje të pagave për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të deputetit Berisha

Kundër rritjës së Pagave dhe Meditjeve për Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës

Unë Veton Berisha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian deklarohem publiksht KUNDËR dhe do të votoj KUNDËR cfardo lloji të rritjës së pagave për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjm dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin ton të sinqert për ndryshimin e gjendjës ekonomike për qytetarët tonë.

Aq më tepër unë kam arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për të u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale.

Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektoj në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit.

Pra unë do të votoj kundër çfardo rritje të pagave për mua dhe kolegët e mij deputet

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz