back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeDeputetët refuzuan të përkrahin 6 mijë e 195 fëmijë me nevoja të...

Deputetët refuzuan të përkrahin 6 mijë e 195 fëmijë me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

Hamza: LVV premtoi çkapje të shtetit, por e ka kapur atë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qenë...

Juventus po mundohet të bind Newcastle për shkëmbimin e futbollistëve

Juventusi po shqyrton mundësinë e një goditjeje të madhe...

Abdixhiku mesazh qytetarëve për 100 eurot e shpërndara: Më mirë merrni ju, se Vuk Hamoviqi

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka sugjeruar...
- Advertisement -

Për një votë nuk kaloi amendamenti që do ta obligonte qeverinë e Kosovës të paguajë asistentët ose mësuesit plotësues për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike.

- Advertisement -

Në seancën parlamentare të së premtes, 42 deputetë votuan kundër, ndërsa 41 të tjerë pro këtij amendamenti të iniciuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, raporton KTV.

Nagavci thotë se kjo gjendje është shqetësuese dhe mospagesa e këtyre asistentëve nga shteti nënkupton që fëmijët me nevoja të veçanta po anashkalohen nga shoqëria.

“Mendoj se ishte komplet një papërgjegjësi totale dhe shuma nuk ishte e papërballueshme”, thotë Nagavci.

Ky vendim i Kuvendit i ka lënë pa shpresë prindërit e 6 mijë e 195 fëmijëve të regjistruar në arsimin gjithëpërfshirës.

Sikurse deri tash, edhe më tutje do të duhet të paguajnë asistentët për fëmijët e tyre që për shumëkënd është e papërballueshme.

Në kategorinë e fëmijëve me nevoja të veçanta, hyjnë edhe fëmijët me zhvillim të vonshëm e të cilët shpeshherë janë vështirë më të menaxhueshëm për mësimdhënësit.

Rrëzimi i këtij amendamenti hodhi poshtë edhe premtimin i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, i cili u zotua të punojë më shumë për këta nxënës.

Prindër të shumtë janë ankuar nëpër komunat ku jetojnë, por zyrtarët komunalë fajin e kanë hedhur te Ministria e Arsimit. Ministria e Arsimit nuk e pranoi këtë përgjegjësi dhe kështu siç ndodh shpesh, faji mbetet i askujt.

Po të miratohej ky amendament kërkohej prej qeverisë që të ndante 739 mijë e 200 euro për gjithsejtë 150 punëtorë të tillë.

Nga kjo shifër, 100 psikologë-pedagogë mund të paguheshin me pagën bruto 426 euro, e që shuma vjetore e përgjithshme është 511 mijë e 200 euro. Në kuadër të saj do të mund të angazhoheshin edhe 50 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta me pagën bruto 380 euro, e që shuma vjetore e përgjithshme është 228 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz