back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDeputetët e Kuvendit që mbajnë Ramazan (Foto)

Deputetët e Kuvendit që mbajnë Ramazan (Foto)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, një numër i vogël i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pritet të agjërojnë. Indeksonline ka kontaktuar me disa prej tyre dhe të cilët kanë konfirmuar se do të mbajnë Ramazanin.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka konfirmuar se është duke agjëruar.

“Po, do të agjëroj. Deri tash kam agjëruar 23 ramazana”, ka thënë shkurt ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është duke agjëruar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një prononcim për Indeksonline, deputetja ka treguar moshën se kur ka filluar të bëjë një gjë të tillë.

“Po, patjetër që jam duke agjëruar. Kam filluar të mbaj ramazanin që kur kam pasur 7 vjet edhe deri tash nuk jam ndalur asnjëherë”, ka thënë ajo.

Më tej, deputetja boshnjake thotë se ky muaj është sprovë për t’i kuptuar gabimet. Ndërsa kërkon nga Zoti që nëse ka gabuar për ndonjë gjë, të mos i përsërit.

“Muaji Ramazanit për mua është koha kur unë tërheq vijën e jetës dhe analizoj krejt çka kam bërë për një vit në jetën time. Kërkoj falje nga Allahu për gabimet për të me dhëne force që mos të përsëriten.  Falënderoj Allahun për te gjitha te mirat  që më kanë ndodhur”, është shprehur ajo.

Gëzim Kelmendi

Labinote Demi

Muhamet Mustafa

Albulena Haxhiu

Luljeta Veselaj

Emilija Rexhepi

Qerim Bajrami

Sali Salihi 

Mytaher Haskuka

Të Fundit

Sport

ShowBiz