BallinaLajmeI dënuari për trafikim armësh në darkë me drejtorin e burgjeve dhe...

I dënuari për trafikim armësh në darkë me drejtorin e burgjeve dhe vëllain e Presidentit

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Blerim Potera, një ish i dënuar për trafikim armesh, përveç miqësive që ka me drejtuesit e burgjeve të Kosovës, deri tek drejtori Sokol Zogaj, ka raporte të afërta edhe me vëllain e Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçin.

Biznesmeni Blerim Potera, ish i dënuar me vetëm 5 muaj burgim për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, si dhe të trafikimit me armë nga neni 328, paragrafi 1 dhe 2, i KPK’së, së fundi është parë në shoqëri me drejtuesit e burgjeve të Kosovës, ku vuajti vetëm 3 nga 5 muajt e dënimit.

Fotografia e tij në darkë me Drejtorin e Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, Drejtorin për Siguri i Burgjeve të Kosovës, Burim Buleshkaj, Drejtorin e burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, atë të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe gardianin Nazim Zekolli, detyroi Ministrinë e Drejtësisë për të urdhëruar inspektoratin e saj të bëjë inspektim të këtij rasti, e që më pas të ndërmerren veprimet e tjera të duhura.

Por miqësitë e Blerim Poteres janë edhe më të thella. Ai shoqërohet edhe më vëllain e Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçin. Edhe ky i fundit i njohur si biznesmen.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi të një darke ku shihen dy biznesmenit Thaçi e Potera. Me ta është edhe miku i familjes së presidentit, biznesmeni tjetër Milaim Cakiqi.

Fotografia në fjalë është e shkrepur në të njëjtin lokal ku Potera kishte darkuar me drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe për ironi ndodhen në të njëjtën tavolinë të lokalit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz