BallinaLajmeDëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Dëmtohen varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike...

Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Klan...

Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka përzgjedhur Gramos...

Përfundon pjesa e parë, epërsi e lartë e Trepçës ndaj Pejës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë...

Një numër varrezash të qytetarëve të besimit islam janë dëmtuar gjatë prerjes së drunjve brenda varrezave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, këshilltari boshnjak në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Uglanin ka thënë se varrezat janë dëmtuar nga ndërmarrjet komunale në veri të Mitrovicës “Standard” dhe Elektro-ekonomia e Serbisë (Elektro Privreda Srbije), që kanë kryer punimet në prerjen e drunjve.

“Ky është një vandalizëm institucional”, tha Uglanin.

Për dëmtimet në varreza janë njoftuar edhe Bashkësia Islame në Mitrovicën e jugut dhe njëkohësisht edhe Policia, Kuvendi Komunal dhe vetë kryetari i komunës.

“Të gjithë kanë qenë të habitur. Por më së shumti kemi qenë të habitur me këtë pamje të pahijshme. Ata i kanë prerë drunjtë, por duke i prerë drunjtë i kanë dëmtuar edhe gurët e varrezave”, tha Uglanin.

Policia e Kosovës e ka pohuar rastin për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha se rasti është i hapur si “dëmtim i pasurisë” dhe i është paraqitur prokurorit.

“Besohet se këtë e kanë bërë ‘Elektro Ekonomia’, pasi kanë vendosur kabllot e caktuara dhe kanë prerë degët. Këto degë të drunjve pastaj kanë rënë mbi pllakat e varrezave dhe është shkaktuar dëmi. Rasti është i hapur dhe do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje. Mund të ngrihet edhe padi ndaj përgjegjësve”, tha Hoti.

Uglanin ndërkaq ka theksuar se çdo varrezë e dëmtuar do të paraqitet në zyrën komunale me qëllim që të rregullohet.

Dy varreza të qytetarëve të besimit islam ndodhen në dalje të Mitrovicës së veriut, në të dyja anët e rrugës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz