Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik, dëmi vlerësohet 50 mijë euro
dp

Lexo edheNxiti urrejtje mes grupeve etnike në Kosovë në një festë me karakter fetar – PSRK ngre aktakuzë ndaj tij

Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë dëmtuar në parkingun e kompanisë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën pasdite.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për teve1.info, se sipas vlerësimit të kompanisë dëmi llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro.

Lexo edheNxiti urrejtje mes grupeve etnike në Kosovë në një festë me karakter fetar – PSRK ngre aktakuzë ndaj tij
“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.