Demi: Ky është plani i PDK-së për ta djegur Ramush Haradinajn

Komentuesi i zhvillimeve politike në vend, Agron Demi, ka interpretuar një deklaratë të nënkryetarit PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se rasti për formimin e Qeverisë i jepet së pari koalicionit më ta madh qeverisës dhe nëse dështon, rasti i jepet sërish koalicionit të njëjtë, por me një mandatar tjetër.
Sipas Demit, kjo deklaratë tregon dy gjëra. Pandërgjegjshmërinë e PDK-së për votën kundër saj dhe planin për ta djegur Ramush Haradinajn si kandidat për kryeministër, shkruan Periskopi.
Komenti i plotë i Demit:
Dje, në një intervistë për emisionin Imazh të RTK, nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi dha këtë interpretim sa i përket mandatarit të qeverisë:

Lexo edheKërkohet largimi i Mustafës nga LDK-ja
– rasti i parë i jepet koalicionit më të madh qeverisës, me këtë rast kandidatit të koalicionit qeverisës Ramush Haradinaj;
– nëse dështon në heren e parë, koalicioni provon edhe herën e dytë, tash me një kandidat tjetër si mandatar të qeverisë.
Kjo dëshmon për dy gjëra: e para, PDK është e vendosur ta dërgoj vendin në një bllokadë të re, pa reflektu fare për votën anti-PDK në këto zgjedhje; e dyta, PDK vetëm se ka mendu se si me e djeg Haradinajn në raundin e parë, e me i hap rrugë kandidaturës së Kadri Veselit për kryeministër.














