back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDemi: Emrat e patriotëve, në projektet më të mëdha korruptive

Demi: Emrat e patriotëve, në projektet më të mëdha korruptive

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë janë shndërruar në emra të projekteve më të mëdha korruptive.

Kështu ai ka përmendur  emrat e tyre, duke treguar edhe projektet të cilat janë përfolur shumë, transmeton Indeksonline.

 

 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Arbën Xhaferin e shndërruan në “Arbën Xhaferi” – autostradë nga e cila vodhën 53 milionë euro.

Ibrahim Rugovën e shndërruan në “Ibrahim Rugova” – autostradë për të cilën paguan më së shtrenjti për kilometër asfalt.

Adem Jasharin e shndërruan në “Adem Jashari” – aeroport nga i cili dolën me dhjetëra keqpërdorime.

Hasan Prishtinën e shndërruan në “Hasan Prishtina” – universitet ku promovohen mashtrues me diploma e publikime në revista fantome.

Ukshin Hotin e shndërruan në “Ukshin Hoti” – universitet në Prizren, programet e të cili nuk akreditohen e studentëve u humbet pjesa më e mirë e jetës në një institucion mediokër…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz