back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDembelët e Kuvendit lobojnë për Kosovën

Dembelët e Kuvendit lobojnë për Kosovën

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Një ekip rreth 30 persona janë nisur në Vjenë që të lobojnë për vizat

Në dy mandate deputete, vetëm një herë ka folur. Tetuta Rugova pos heshtjes në Kuvend njihet edhe si deputete që vjen rrallë nëpër seanca.

Mirëpo pikërisht kjo deputete u caktua të shkojë të lobojë për heqjen e vizave të kosovarëve.

Bashkë me të janë edhe rreth 30 persona të cilët janë nisur në Vjenë të Austrisë në një delegacion që u prinë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton T7.

Në këtë ekip lobimi është edhe Evgjeni Dragusha Thaçi, deputetja së cilës shumë pak i është dëgjuar zëri në seanca të kuvendit.

Por këto nuk janë të vetmet deputetë pasive që do shkojnë për lobim.

Në mesin e tyre ka edhe të atillë që nuk e njohin gjuhën angleze.

Njëra prej tyre është deputetja, Time Kadrijaj bashkë me deputetin, Bilall Sherifi.

Në biografitë e këtyre deputetëve nuk ceket se janë njohëse të gjuhës angleze.

Po ashtu edhe deputetit turk, Fikrim Damka nuk i figuron askund që e njeh gjuhën angleze.

Valon Murtezaj që ligjëron në Francë, marëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, thotë se Kosova nuk është përfaqësuar si duhet në çështjet e lobimit.

Murtezaj më tej ka thënë se personat që nisën për të lobuar për Kosovën duhet të jenë mirë të përgatitur.

Delegacioni i Kosovës do qëndroj në Austri për lobim në liberalizim të vizave dy ditë.

Rezultatet e këtij lobimi besoj se janë të ditura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz