back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeDemantohet aderimi i sotëm i asambleistit të VV-së në PSD: Ai është...

Demantohet aderimi i sotëm i asambleistit të VV-së në PSD: Ai është trëndafilizu në prill

Të ngjajshme

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Policia e Kirgizisë ka shqiptuar gjoba të majme dhe...

Lista Serbe akuzon KQZ-në për zvogëlim të përfaqësimit në komisionet zgjedhore

Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin...

Ernest Muçi zyrtarizohet te skuadra e re në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është bërë...

Arbëresha Kryeziu Hyseni, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, ka demantuar, sekretarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqajn për njoftimin e tij se Xhelal Hajrullahu nga radhët e VV-së ka aderuar sot në PSD.

Kryeziu-Hyseni, ka thënë se aderimi i Hajrullahut në PSD ka ndodhur para 5 muajsh. Ajo ka thënë se sponzorizimi i lajmeve është bërë sot pasi që siç thotë Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ish-bashkëpartiku i tij nuk e kishte përballuar të ashtuquajturën “mosnënshtrimin”.

“Sponzorizimi i lajmit paska ndodhë sot, njejtë siç pati ndodhur ditën kur ky ish-asambleist i Lëvizjes u largua, sepse nuk e përballoi të ashtuquajturën MOSNËNSHTRIM. Kjo ka ndodhur më 11 prill, që i bie 5 muaj më parë. Mënyra e dorëheqjes në rrjete sociale dhe arsyet “copy-paste” të njejta me të trëndafilave të Kaqushes, ka lënë të kuptojmë qysh në fillim cilit subjekt i është bashkuar”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje, asamblistja e VV-së në Gjilan ka thënë se “nuk mund të thuhet aderim i ri, sepse qysh nga prilli është trëndafilizu. E dijmë që po ia këpusin petalet aderimet e reja të ditë për ditshme në Lëvizje, që po vijnë pa as më të voglin interes. Bile disa edhe po i largojnë nga puna në momentin që po dalin publikisht që janë VETËVENDOSJE!”.

Ndër tjera ajo ka akuzuar PSD-në se ata që janë duke u deklaruar si anëtar të PSD-së po e bëjnë pasi po iu punësohen të afërmit e tyre.

“Ndërsa ata që deklarohen si ?, vijnë pasi t’ia keni rahatu me ndonjë vend pune grujën, motrën, vëllaun, djalin e tezes a axhës…e kështu me radhë!”, ka shkruar Arbëresha Kryeziu Hyseni.

Ndërsa sot, Dardan Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një foto së bashku me Xhelal Hajrullahu, me mbishkrimin se janë ribashkuar për t’i realizuar përpjekjet e tyre për Kosovën.

“Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.”, ka shkruar Molliqaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz