BallinaRegjionaleDelegacioni nga Komuna e Bursës së Turqisë zbarkon në Skenderaj

Delegacioni nga Komuna e Bursës së Turqisë zbarkon në Skenderaj

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri ndan pamje nga shtatzënia e dytë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar se është...

Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...

Zyrtare: Një legjendë si Carvajal i jep fund aventurës te Real Madridi

Pas 23 sezonesh me fanellën “Los Blancos”, Real Madridi...

I plagosuri në Bregun e Diellit ende në gjendje kome, autorët zhduken pa gjurmë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon...

ZKA: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e ka kritikuar Komunën...

Një delegacion i Komunës së Bursës së Turqisë, i kryesuar nga nënkryetari z.Aydin Çikikçi, dhe anëtari i Asamblesë së Bursës, z.Lϋtfϋ Gϋnenç, ka qëndruar të shtunën në Skenderaj, ku është prit nga kryetari z.Bekim Jashari.

Qëllimi i kësaj vizite të miqve nga Bursa, ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit konkret mes dy komunave respektive (Skenderaj dhe Bursa). Në takimin në zyrën e kryetarit Jashari, nënkryetari i Bursas është interesuar për mundësitë që ofron komuna e Skenderajt, në mënyrë që të investohet në disa sektorë.

Kryetari Jashari e ka njoftuar nënkryetarin Çikikçi për hapat që ka ndërmarrëKomuna e Skenderajt sa i përket themelimit të Parkut të Biznesit në fshatin Marinë, të cilin e ka miratuar edhe Qeveria e Kosovës.

Sipas nënkryetarit të Bursës, kjo vizitë në Skenderaj është rast i mirë për t’u njoftuar me potencialin që ofron kjo komunë, ndërsa vet nënkryetari është zotuar të bëjë cka është në autoritetin e tij dhe të Komunës së Bursës që të sjell investitorë turk në komunën e Skenderajt.

Mysafirët nga Turqia kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku para varreve të dëshmorëve kanë bërë lutje fetare, si dhe kanë vizituar edhe hapësirat e Kullës së rezistencës së Jasharëve, për t’u njohur nga afër me luftën heroike të Familjes Jashari.

Në fund të vizitës, të dy autoritetet respektive kanë shkëmbyer dhurata për njëri-tjetrin.
Pjesë e delagacionit turk, ka qenë edhe Shoqata “Ta ndihmojmë Drenicën”, e cila ka bërë organizimin e aktivitetit të synetisë për fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike nga komuna e Skenderajt, ndërsa të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij aktivititeti i ka mbuluar Komuna e Bursës. Sipas Enver Shabanit nga kjo shoqatë, janë gjithsej 130 fëmijë ngaSkenderaj të cilët kanë kryer shërbimin e synetisë pa pagesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz