Delawie i përgjigjet kërcënimit të Thaçit për dorëheqjen
BILLI
Lexo edheMurat Jashari kandidat për kryetar të Skenderajt! Po bisedon me këtë parti
Pak pasi Hashim Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës nëse nuk kalon ligji për ushtrinë, Ambasadori i SHBA në Prishtinë Greg Delawie ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë lëvizje pa partnerët kyç.
“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga kualiteti i partneriteteve të saj. Ne nuk duam ta shohim Kosovën të pakoordinuar me partnerët kyç të saj” ka shkruar Delawie në Twitter.
Kjo është hera e dytë që ambasadori amerikan shpreh qëndrimin e tij ndaj ushtrisë për mënyrën se si presidenti Thaçi synon ta bëjë atë./Express/

Lexo edheMurat Jashari kandidat për kryetar të Skenderajt! Po bisedon me këtë parti