Deklarata mbresëlënëse e tifozit danez pas barazimit me Kosovën bën xhiron në rrjetet sociale
BILLI

Lexo edheLladrovci: Stadiumi dhe lojtarët tanë nuk janë bash për stërvitje

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Danimarkën në një miqësore përgatitore në Prishtinë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Përfaqësuesja kosovare barazoi 2:2 me danezët, shkruan Zëri.
Para ndeshjes, Danimarka vlerësohej favorit absolute, megjithatë djelmoshat e Bernard Challandes e dëshmuan të kundërtën.
Se Kosova luajti më mirë sonte, e pranon edhe një tifoz i Danimarkës.
Lexo edheLladrovci: Stadiumi dhe lojtarët tanë nuk janë bash për stërvitje

Tifozi i quajtur ‘BennyToftlund’ ka shkruar në Twitter se Kosova e meritoi ta fitonte ndeshjen.
“Me të vërtetë Kosova e meritoi ta fitonte ndeshjen, ne kemi luajtur shumë dobët dhe këta lojtarë të Kosovës luajtën me zemër”, shkroi ai.
Ndryshe, pas katër ditësh, Kosova përballet me Bullgarinë në eliminatoret e Evropianit “Euro 2020”.