back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeDeharin nesër e ndihmon deputetja turke, ky është skenari i seancës së...

Deharin nesër e ndihmon deputetja turke, ky është skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Seanca e paraparë për nesër në orën 17:00 për Konstituimin e Kuvendit, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).

Kryetari i Kuvendit të lëgjislaturës së kaluar, Dimal Basha, ftoi sot në mbledhje përgatitore përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, vijon njoftimi.

Në vazhdim të mbledhjes kryetari Dimal Basha ua bëri të ditur përfaqësuesve të subjekteve politike agjendën e seancës konstituive. Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Në vijim do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve, shpalosën detaje në njoftimin e Kuvendit.

“Në pikën e fundit të rendit të ditës, me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë, subjektet politike u dakorduan që votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit të bëhet në pako”.

Në këtë mbledhje kryetari Basha kërkoi nga subjektet politike parlamentare që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz