back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDega së PDK-së në Skenderaj takon strukturat drejtuese të Nëndegës së Runikut

Dega së PDK-së në Skenderaj takon strukturat drejtuese të Nëndegës së Runikut

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Më qëllim të falenderimit për aktivitetin e vazhdueshem në forcimin e PDK-së dhe për pjesëmarrje në Konventën e partisë, Kryesia e Degës sot ka takuar strukturat drejtuese të Nëndegës së Runikut. Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtuese të Seksioneve të kësaj nëndege dhe aktivistë shumëvjeҫarë të PDK-së në Runik. Në hapje të takimit Nënkryetari i Degës Abdyl Ymeri ka falenderuar anëtarët dhe simpatizantët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë PDK-së dhe për besnikërinë që kanë treguar në vazhdimësi. Ai theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja aktive e anëtarëve dhe strukturave drejtuese në vendimmarrje të partisë. Z. Ymeri Nëndegën e PDK-së në Runik e cilësoi si nëndegën më të fortë, më të madhe dhe më të oraganizuar, që ka vazhduar me stabilitetin e saj që nga themelimi i partisë. Këtë ai e argumentoi me pjesamrrjen masive të anëtarëve dhe simpatizantëve në aktivitete partiake si dhe me mbështetjen që PDK ka pasur në të gjitha zgjedhjet në Runik. Ndërsa Sekretari i Degës dhe Nënkryetar i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka falur për zhvillimet e PDK-së dhe tranzicioni në udhëheqje e saj, që kanë ndodhur me Konventën e Jashtëzakonshme Zgjedhore. Ai strukturat drejtuese të Nëndegës së Runikut i ka njoftuar edhe me projektet që po realizohen dhe do të realizohen nga Komuna e Skenderajt në këtë lokalitet. Drejtuesit e Nëndegës dhe seksioneve të Runikut, pjesëmarrës në këtë takim u shprehën të kënaqur me mbajtjen e Konventës së PDK-së dhe më punën që po bëhet ne realizim të projekteve në Bashkësinë Lokale të Runikut. Ata siguruan së Nëndega e Runikut ka qëndrueshmëri në organizim, pavarësisht tendencave të disa individëve për ta paraqitur situatën ndryshe. Nëndega e PDK-së në Runik, ka qenë dhe vazhdon të jetë nëndega më e madhe, më satabile dhe më numër të madh të anëtarësisë, të cilët që nga themelim dhe deri më sot i kanë qëndruar besnikë PDK-së, kjo është dëshmuar në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz