Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së krijimit të qeverisë së tretë të Albin Kurtit. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Dedaj ka paralajmëruar se votimi për Kurtin dhe LVV-në do të sjellë “zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe izolimin total ndërkombëtar”.
Në postim, Dedaj ka përdorur gjuhë të fortë ndaj mbështetësve të Kurtit, duke i cilësuar ata si “dështakë, miopë, autonomistë, të pashpresë, dezertorë, analfabetë funksionalë dhe piratë endacak politik”, transmeton lajmi.net.
Seanca për votimin e qeverisë së re është caktuar të dielën në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës, që shënon edhe afatin e fundit për formimin e qeverisë. Sipas raporteve të fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka siguruar ende numrat e nevojshëm për të formuar kabinetin e ri.
Ky zhvillim pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit dhe do të përcaktojë nëse LVV do të arrijë të formojë një qeveri të re apo Kosova do të përballet me një periudhë pasigurie politike.
Postimi i plotë: