back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeDeda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte...

Deda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte Osmanit se nuk e përkrah për mandat të dytë

Të ngjajshme

E kërkonte Interpoli, arrestohet i dyshuari për evazion fiskal e mashtrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar...

Dhunohet seksualisht një femër në Rahovec

Një femër është dhunuar seksualisht në Rahovec. Policia ka njoftuar...

Momente tensioni në PSG – Chelsea, Pedro Neto e përplas në tokë një mbledhës topash

Momente tensioni në fund të ndeshjes mes Paris Saint‑Germainit...

Mbi 2 700 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të...

Analisti Ilir Deda vlerëson se situata aktuale në vend me moszgjedhjen e presidentit do “evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar”.

Sipas tij, “këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, referuar Kurtit.

Postimi i plotë:

“Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje gjatë shkeljeve të Kushtetutës, heshtje kur linçohen kritikët, heshtje përgjatë abuzimit institucional.

Ruajtje “si sytë e ballit” meriton veç interesi i vendit, jo formacionet partiake apo bartësit institucional.

Loja politike me mandatin e dytë të presidentes veq  shpërfytyroi  politikën partiake që bazohet vetëm në interes për aq kohë sa partitë kanë nevojë për te. Reagimet emocionale i mbesin votuesve që me çdo kusht refuzojnë të jetë mendje ftohtë dhe të kuptojnë që politika s’ka asgjë të bëjë me dashuri.

E sa i përket krizës së tanishme, kjo mund të evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar. Dhe, të gjente me të vërtetë një figurë konsensuale me partitë në opozitë, e jo të luante lojë të fajësimit.

Këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz