BallinaLajmeArrestohet shtetasi i Turqisë në Lipjan, dyshohet se shpëndau në rrjete sociale...

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Lipjan, dyshohet se shpëndau në rrjete sociale përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale që përmbajnë shfrytëzim seksual të fëmijëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 13:20 në Lipjan.

Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Turqisë, dyshohet se ka shkarkuar dhe më pas ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

“Lipjan/11.03.2026-113:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz