BallinaLajmeDeçani përfiton nga MMPH-ja më shumë se 3 milion euro

Deçani përfiton nga MMPH-ja më shumë se 3 milion euro

Të ngjajshme

Siguria ushqimore, Drejtori i AUV-it: Sfidë kryesore është numri i vogël prej 83 inspektorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e...

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Kryediplomati gjerman beson se Trump zhvilloi bisedime serioze me Iranin: Një pikë kthese në luftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i tha transmetuesit...

Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë biseduar për nominimin...

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës,...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka vizituar komunën e Deçanit, me ç’rast ka nënshkruar katër memorandume mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj, me të cilen kjo komunë përfiton 3 milionë e 580 mijë euro për disa projekte kapitale.

Sipas MMPH-së, memorandum bashkëpunimi ministrja Reshitaj ka nënshkruar edhe me kryeshefin e KUR “Hidrodrini”, Agron Tigani.

Reshitaj deklaroi se këto memorandume mundësojnë realizimin e disa projekteve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në jeten  dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.

“Janë ndarë 3 milionë e 580 mijë euro për disa projekte kapitale përfshirë, Ujësjellësit në fshatin Strellc, kanalizimi në Deçan, ujësjellësi që do të furnizojë 10 fshatra dhe shtrati i lumit Lumbardh. Këto projekte janë vetëm fillimi i asaj çfarë mund të bëjmë për Deçanin, që ka qenë i lënë anash me projekte në të kaluarën”, ka thënë Reshitaj.

Ajo veçoi edhe mbështetjen financiare për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit në vlerë prej 3 milionë euro ku për këtë vit janë ndarë 500 mijë euro.

Kurse, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, falënderoi ministren Reshitajn për këto projekte madhore për Deçanin.

“Falënderoj ministren për ndarjen e këtij buxheti që do ndikojë për të mirë në jetën e qytetarëve të Deçanit.  Këto janë projekte thelbësore për komunën tonë”, theksoi Ramosaj.

Ministrja Reshitaj e shoqëruar edhe nga kryetari Ramosaj vizituan Grykën e Deçanit, për të parë për së afërmi degradimin e shtratit të këtij lumi.

“Jemi duke vëzhguar se çfarë mund të bëjmë më shumë për disa degradime të lumit  “ Lumbardh” të Deçanit”, theksoi në fund ministrja Reshitaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz