back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDebat i ashpër në Komunën e Drenasit: Ramiz Lladrovci asamblistit të Nismës,...

Debat i ashpër në Komunën e Drenasit: Ramiz Lladrovci asamblistit të Nismës, “të ngrehi zhag” (Video)

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Komuna e Drenasit njihet për debatet e ashpra dhe gjuhën degraduese që përdoret gjatë seancave në Kuvend.

Jo rrallëherë, kemi dëgjuar fjalë nga më të ndryshmet nga vet kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në komunën e Drenasit, Vehbi Berisha gjatë një seance lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore në këtë komunë, ka replikuar në vazhdimësi me kryetarin Ramiz Lladrovci.

E gjithë kjo erdhi pasi Lladrovci, iu kishte drejtuar një asamblisti më shprehjen “mos rrej”.

E për këtë kishte reaguar Berisha.

“Jam i indinjuar me gjuhën e kryetarit, Ramiz Lladrovci ndaj asamblistit. Nuk i thuhet dikujt “mos rrej”, në një vend, i cili është organi më i lartë vendimarrës”, ka thënë Berisha.

Më pastaj, ka replikuar Lladrovci duke e quajtur “hoxhë”, këtë të fundit, shkruan Telegrafi.

“Mos na shit moral, kryeje fjalimin, e di që je hoxhë”, ka thënë Lladrovci. Më pastaj, Berisha ka reaguar duke i thënë Lladrovcit se ka mbaruar masterin në Shkencat e Kimisë.

“Je duke e dhunuar mikrofonin dhe pozitën tënde zyrtare, nuk jam hoxhë”, është shprehur Berisha.

Por debati ka eskaluar kur kryetari Lladrovci i thotë Berishes “të ngrehi zhag”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës…

“Jo, ti nuk e ngreh zhag, as mua e askënd tjetër. Ti e ngreh zhag vetveten,… nuk ka me ta pru ymri me ngreh zhag askënd”, ka vazhduar Berisha.

Ndiqeni videon, e debatit mes Lladrovcit e Berishës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz