Dasma që u kthye në makth, shakaja e nuses i tërboi të gjithë

Shkak u bë zyrtari i martesës në Turgutlu, i cili po pyeste çiftin nëse pranonin njëri-tjetrin në martesë. Teksa burri tha ‘po’ që në fillim, nusja bëri një shaka të vogël nga ato që kishte dëgjuar në internet: “A do të ishte e mundur të thuhej ‘jo’? Natyrisht që po”.
Kaq u desh që zyrtari Ali Akca të thoshte; “Po largohem“, duke mos pranuar lidhjen e kurorës. Ishte fjala “jo” në mes, që ai e mori si dyshuese për martesën.
Të ftuarit u përpoqën ta bindnin atë të ndryshonte mendje, duke përjetuar edhe tensione.

Lexo edheSheh gjallë në ëndërr djalin 26-vjeçar, nëna shkon në varreza dhe…
As oficerët e policisë nuk e bindën zyrtarin për të vijuar procedurat e martesës.
Madje, dasma ishte planifikuar të transmetohej drejtpërdrejt edhe në një televizion kombëtar në një program grash, shkruan “Hyrriet”.
Çifti tha se ata kishin përjetuar një proces të vështirë pas incidentit dhe se kjo situatë ishte një përvojë e dhimbshme për ta.














