back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaSport“Dardanët” mblidhen në “Christoph Merian Park” në ora 14:00 për përkrahjen e...

“Dardanët” mblidhen në “Christoph Merian Park” në ora 14:00 për përkrahjen e Kombëtares në Basel

Të ngjajshme

Vizita e Dodikut në Budapest, Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka...

Kush janë favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025?

Topi i Artë është çmimi më i madh individual...

Kosova luan me fanellat e bardha kundër Zvicrës

Përfaqqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Zvicrës, e...

Ndahet nga jeta Dukesha e Kentit

Katharine, Dukesha e Kentit, është ndarë nga jeta dje. Lajmin...

Grupi i tifozëve “Dardanët” ka njoftuar për një mobilizim të madh për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Zvicrës dhe Kosovës, që zhvillohet sot në Basel.

Sipas njoftimit, tifozët kosovarë do të mblidhen në orën 14:00 në “Christoph Merian Park”, vendi i caktuar si pikëtakim për përkrahjen e kombëtares sonë. Ky organizim është bërë në përputhje me rekomandimet e forcave të rendit zvicerane, transmeton lajmi.net

Tifozët premtojnë një atmosferë elektrizuese, me këngë dhe marshime drejt stadiumit, për të mbështetur futbollistët kosovarë me përkrahje të zjarrtë dhe për të shënuar një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!”, thonë “Dardanët”.

Njoftimi i plotë:

ZVICRA FLET SHQIP SOT, STUHI DARDANE GJITHANDEJ
🚨NJOFTIM ME RËNDËSI
Ndeshja e shumëpritur kundër Zvicrës erdhi. Uragani i tifozëve nga Kosova që do ta përkrahë ekipin kombëtar po ndihet në çdo rrugë të Bazelit.
Ju njoftojmë që me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, do të mblidhemi në “Christoph Merian Park” prej orës 14:00. Ky është lokacioni i ndarë për të qenë pikëtakim për tifozët tanë. Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shënjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv.
Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz