back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDardan Molliqaj tregon një sekret të padëgjuar më parë për raportin e...

Dardan Molliqaj tregon një sekret të padëgjuar më parë për raportin e tij me Astrit Deharin

Të ngjajshme

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka folur për lidhjet e afërta që kishte pasur me aktivistin e ndjerë , Astrit Deharin.

Molliqaj për herë të parë ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë në arrati, si  i kërkuar pas protestave, ishte ndihmuar shumë nga Astrit Dehari.

‘’Ka qenë lidhja e madhe me Astritin. Ai ishte  personi i vetëm që ka ditur gjithçka rreth meje sa isha në arrati. Astriti më ka sjellur ushqimi, ka mbajtur kontakt, ka qenë ndërmjetës për të komunikuar me të tjerët.  I vetmi që gjatë gjithë kohës e ka ditur se ku jam’’, ka thënë Molliqaj në ‘Personale’ të RTV Dukagjinit.

Tutje Molliqaj ka treguar se Astrit Dehari ka qenë njeri shumë i besueshëm i Vetëvendosjes.

‘Kemi pasur raste që kemi diskutuar me orë të tëra për cëshje politike, idelogjike e familjare. E kam njohur shumë mirë’, ka thënë Molliqaj.

Ai tregon se nuk ka pasur asnjë shenjë për ndonjë problem shëndetësor apo diçka të tillë, siç është përfolur nëpër media.

‘’Ka qenë i matur dhe i qetë si person.’’ e ka përshkruar Molliqaj Astrit Deharin./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz