BallinaLajmeDalin pamjet e para nga vendi ku u godit për vdekje 4...

Dalin pamjet e para nga vendi ku u godit për vdekje 4 vjeçarja në Podujevë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, ndërsa si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë një 4-vjeçe.

Llapi.info shkruan se dy këmbësorët janë goditur në momentin kur kanë dashur të kalojnë rrugën në zebra. Nënë e bijë u goditen me veturë rreth orës 11:30, ndërsa kalimtarë të rastit i kanë dërguar në Emergjencën e Podujevës. Sipas dëshmitarëve, Policia është vonuar për rreth 1 orë.

Nga ky aksident ka pësuar edhe nëna vajzës, ndërsa 4-vjecarja është goditur më rëndë me ç’rast edhe ka ndërruar jetë. Vetura isht në lëvizje me shpejtësi të madhe. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“A.Rr. femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar PK.

Llapi.info ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz