BallinaLajme“Daja” dëshmon kundër Fatmir Limajt

“Daja” dëshmon kundër Fatmir Limajt

Të ngjajshme

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, i akuzuar për krime lufte që lidhet me vrasjen e dy civilëve në zonën e Malishevës.

Në seancën e nesërme pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë.

Në mesin e tyre pritet të jetë edhe Azem Syla.

Syla pritet të dëshmojë në cilësinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme, në gjykimin e Limajt për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit më 2 tetor 1998 dëshmuan edhe dy ish-anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Rexhep Selimi dhe Bislim Zyrapi.

Përveç Azem Sylës për nesër është paraparë të japin dëshmi edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Të gjithë këta dëshmitarë janë të propozuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 28 tetor të vitit 2016 ngriti aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në nëntor të vitit të kaluar shfaqi hulumtimin në dy vazhdime në të cilin familjarë të viktimave që u morën në Bellanicë në vitin 1998 treguan se si ndodhi ky rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz