back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDaçiq: Mos humbni kohë duke menduar se Serbia do ta njohë Kosovën

Daçiq: Mos humbni kohë duke menduar se Serbia do ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...
Takimi në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka rezultuar nga të dyja anët me përfundimin se kompromisi është i nevojshëm.

E Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiq ka deklaruar sot se në këtë kompromis nuk bën pjesë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pas përfundimit të takimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se zgjidhja me kompromis i raporteve mes dy vendeve është i nevojshëm, por nuk ka cekur asgjë konkrete, përcjell lajmi.net.

“Një zgjidhje kompromisi është i rëndësishme për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu ka shtuar se kjo zgjidhje duhet e jetë e favorshme për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje racionale apo një mes që korrespondon me qytetarët e Serbisë, por edhe në anën tjetër”, ka thënë Vuçiq

Por. ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka përsëritur se Serbia nuk do të pranoj asnjë ultimatum.

“Nëse doni kompromis, ne jemi gati. Nëse insistoni që Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur të Kosovës, atëherë nuk duhet të humbim kohë me këtë”, ka thënë Daçiq.

Presidenti serb ka theksuar se përfshirja e fuqive të mëdha është e nevojshme në mënyrë që të arrihet kompromis.

Në deklaratat para pas takimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  mes Beogradit dhe Prishtinës ka Daçiq ka shtuar se ai e mirëpret kontributin dhe mbështetjen e dialogut  nga ana e SHBA-ve.

Bashkimi Evropian ka theksuar se ishte dhe mbetet ndërmjetësimi i vetëm në dialog por gjithashtu do të respektojë gjithçka që të dya palët bien në dakord./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz