back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeDaçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në...

Daçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në tavolinë me Vuçiqin

Të ngjajshme

Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se avokati mbrojtës...

Hajde vetë i dyti – Fitstar Uniclib për 2 persona!

Tani është koha të ushtroni së bashku dhe të...

S’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez

Thomas Frank është shkarkuar nga pozita e trajnerit të...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka folur për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deklarata e Albin Kurtit se nuk dëshiron që në tryezën e bisedimeve të jetë Aleksandar Vuçiq, tregon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi.

“Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij, i cili shtoi se sjellja e Kosovës karshi dialogut dhe Serbisë do të jetë një nga temat e këtij takimi, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “RTS.rs”, Daçiq ka thënë po ashtu se, pavarësisht faktit që Serbia ka një qasje konstruktive në dialog, nga veprimet e Prishtinës mund të konkludohet se është një “çmenduri politike” dhe akte të njëanshme që tregojnë se Kosova është faktori më i madh i paqëndrueshmërisë.

“Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë:, theksoi Daçiq, duke shtuar se pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë ka ndryshuar dhe se është përmirësuar kohëve të fundit në krahasim siç ka qenë në të kaluarën.

Daçiq po ashtu theksoi se, qëllimi më i rëndësishëm për qeverinë aktuale të Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke shtuar se duhet të ketë unitet politik dhe një situatë të qëndrueshme politike në Serbi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz